Breaking News

Kroacia anulon marrëveshjen e armëve në vlerë prej 500 milionë dollarë me regjimin sionist

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë anuloi marrëveshjen e saj të armëve me regjimin sionist në vlerë prej gjysmë miliardë dollarë si përgjigje ndaj një vendimi të regjimit sionist për t’u përmbajtur nga shitja e avionëve F-16.

Andrei Plenkoviç, kryeministër i Kroacisë ka thënë: “Përveç blerjes së avionëve, kontratat e tjera të armëve të nënshkruara midis Zagrebit dhe Izraelit janë anuluar gjithashtu. Kroacia i ka kërkuar Izraelit të kapërcejë një mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe të konfirmojë se mund të arrijë një marrëveshje për shitjen 12 avionë luftarakë amerikanë të përdorur. Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë tha të enjten se Izraeli duhet të kthejë përgjigje deri më 11 janar ose marrëveshja prej 500 milion dollarë për një duzinë avionësh F-16 do të anulohej. Izraeli bëri një marrëveshje me Kroacinë për shitjen e avionëve luftarakë amerikanë F-16 Barak në mars, në pritje të marrjes së lejes nga SHBA për lejimin e shitjes së avionëve tek një palë e tretë. Por marrëveshja hasi probleme, për shkak se Departamenti Amerikan i Shtetit la të nënkuptohet se nëse  Izraeli dëshiron të shesë avionët atëherë duhet ti heqë të gjitha përmirësimet që i ka bërë, pasi i mori nga SHBA 30 vite më parë.

Advertisements