Breaking News

Shtëpia e Bardhë i kërkoi Pentagonit planet për sulmin ushtarak kundër Iranit në vitin 2018

Këshilli i Sigurimit Kombëtar i Shtëpisë së Bardhë (NSC) i kërkoi Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA të listojë opsionet në dispozicion për të sulmuar Iranin pas një sulmi militant pranë misionit diplomatik amerikan në Irak vitin e kaluar, ka zbuluar një raport i ri.

Megjithëse sulmi në fillim të shtatorit nuk shkaktoi dëme dhe vetëm tri predha mortaje ranë tokat e zbrazëta në Zonën Ndërkombëtare të Gjelbër të Bagdadit, Xhon Bolton, këshilltari i lartë i presidentit Donald Trump dhe kreu i NSC, thirri disa takime për të diskutuar një përgjigje të fortë amerikane , njoftoi të dielën Wall Street Journal. Në atë kohë, Bolton dhe disa të tjerë në Uashington menduan se meqenëse ky sulm pasoi djegien e konsullatës iraniane në Basra të Irakut dhe u pretendua nga një grup Shi’it, atëherë duhej të kishte të bënte me Iranin. Ata gjithashtu kishin përshtypjen se Irani ishte pas trazirave në Basra, shtoi raporti. Ideja ishte aq e përhapur, saqë kërkesa e NSC-së tronditi shumë njerëz në Uashington. “Kjo patjetër i tmerroi njerëzit”, tha një ish-zyrtar i lartë i administratës amerikane për WSJ, duke shtuar: “Njerëzit u tronditën. Ishte e habitshme se sa të zellshëm ishin ata që të luftonin kundër Iranit. ” Zyrtarët amerikanë u habitën veçanërisht se Bolton ishte gati të përdorte një sulm që nuk bëri asnjë dëm si pretekst për të nisur luftën kundër Teheranit. Pentagoni, megjithatë, është treguar konform dhe i ka dhënë NSC skenarë të mundshëm për të sulmuar Iranin, konfirmuan zyrtarët. Nuk ishte e qartë nëse Trump u njoh me planet ose nëse ato filluan të bëheshin mundësi serioze për të sulmuar Republikën Islamike, vuri në dukje raporti. Garrett Marquis, një zëdhënës i NSC, duket se ka konfirmuar raportin, duke thënë se këshilli në mënyrë rutinore kontrollon opsionet e disponueshme kur personeli ushtarak amerikan jashtë vendit ndodhet nën sulm, dhe raporton konkluzionet e tij tek presidenti. NSC “koordinon politikën dhe i siguron presidentit mundësi për të parashikuar dhe për t’iu përgjigjur një sërë kërcënimesh,” tha ai. “Ne vazhdojmë të shqyrtojmë statusin e personelit tonë pas sulmeve të tentuara ndaj ambasadës sonë në Bagdad dhe konsullatës sonë të Basrës, dhe ne do të shqyrtojmë një gamë të plotë opsionesh për të ruajtur sigurinë e tyre dhe interesat tona”, shtoi ky zyrtar amerikan. Vendimi i Boltonit, i cili jep këshilla për sigurinë, ekonominë dhe ushtrinë për presidentin Trump, nënvizon gatishmërinë e Uashingtonit për të shkuar në ekstreme për të ushtruar presion mbi Iranin. Një mbështetës i fortë i ndryshimit të regjimit në Iran, Bolton e ka bërë të qartë se ai nuk do të thotë jo për veprimet ushtarake nëse kjo është ajo që duhet për të arritur objektivin e tij.

Advertisements