Breaking News

Moska: Bisedimet Rusi-Japoni janë bilaterale, ç’punë ka Amerika

Zëdhënësja e MPJ të Rusisë duke reaguar ndaj qëndrimit të palës japoneze e cila ka kërkuar mbështetjen e Amerikës në bisedimet e paqes me Rusinë, ka thënë se këto bisedime janë dypalëshe dhe nuk dihet se çfarë pozite ka Amerikë në këto bisedime.

Maria Zakharova tha se pritja e autoriteteve të Japonisë për mbështetjen e Amerikës në bisedimet dypalëshe të Rusisë dhe Japonisë mbi marrëveshjen e paqes mes dy vendeve, është krejtësisht e paqartë. Japonia pret nga Amerika ta mbështesë atë në bisedimet me Moskën për zgjidhjen e problemeve mbi paktin e paqes, në një kohë kur Amerika nuk luan asnjë rol në këto bisedime. Unë nuk e di se ç’hyn Amerika këtu. Këto janë bisedime dypalëshe dhe nuk dihet se cili është roli i Amerikës, ka thënë në fjalën e saj Maria Zakharova. Më herët Shinzo Abe në një vizitë të tij ka thënë se Japonia pret nga Amerika ta mbështesë në bisedimet me Rusinë rreth traktatit ë paqes. Vlen të theksohet se dy ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Japonisë janë takuar në Moskë për të diskutuar dhe analizuar traktatin e paqes mes dy vendeve.

Advertisements