Breaking News

Ministri Zarif takohet me pjesëtarët e partisë Fraksioni i reformave dhe konstruktivitetit

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dje ka pasur një takim me kryetarin dhe anëtarët e partisë Fraksioni i Reformës dhe konstruktivitetit në Irak.

I shoqëruar nga ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Bagdad, ministri i jashtëm iranian z. Muhamed Xhavad Zarif u takua me Sejed Amar Hakim kryetar i partisë Urtësia Kombëtare dhe kryetar i fraksionit për Reforma dhe Konstruktivitet në Irak me të cilin diskutoi për çështje me interes të përbashkët. Në këtë takim janë analizuar marrëdhëniet midis Iranit dhe Irakut. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu është takuar edhe me homologun e tij irakian Muhamed Ali Hakim dhe Adel Abdul’mehdi kryeministër i Irakut, me të cilët diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale. Shefi i diplomacisë iraniane ndodhet në Irak prej ditës së diel dhe në program ka vizitat në Bagdad, Sulejmanie dhe Qerbela. Gjatë qëndrimit në Irak shefi i diplomacisë iraniane do të takohet me Berham Saleh president dhe Muhamed Hablusi kryetar i parlamentit të Irakut.

Advertisements