Breaking News

Droni jemenas sulmon ushtarakët e Arabisë Saudite në jug të këtij vendi

Burimet ushtarake të Jemenit deklaroi se një dron i ushtrisë së këtij vendi ka sulmuar pozicionet e forcave saudite në jug të Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se një dron i modelit “Kasef K2” ka sulmuar pozicionet e forcave të ushtrisë saudit në rajonin Asir në jug të Arabisë Saudite.

Sipas këtij burimi, në këtë sulm të ushtrisë së Jemenit janë vrarë ose plagosur disa forca saudite duke përfshirë edhe disa komandantë të këtyre forcave.

Ndërkohë që edhe ditën e kaluara (të enjten) si pasojë e një sulmi me dron të forcave të Ansarullah në një paradë ushtarake në bazën Al-Anad në jug të Jemenit, janë vrarë kate komandantë të lartë ushtarak të forcave të Mansur Hadi-t, presidentit në dorëheqje të Jemenit.

Më parë lëvizja Ansarullah e Jemenit ka deklaruar se në vitin e kaluara forcat e saj kanë sulmuar 28 herë bazën e forcave ushtarake të Mansur Hadit dhe u kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe njerëzore këtyre forcave.

Nga ana tjetër njësiti i ushtrisë së Jemenit gjithashtu ka sulmuar pozicionet e forcave ushtarake në Xhizan të Arabisë Saudite ku si pasojë janë vrarë ose plagose disa prej këtyre forcave.

Advertisements