Breaking News

Ruhani: Krenohemi me raketat tona mbrojtëse dhe shkencore

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se raketat sot janë mjete mbrojtëse të Iranit dhe populli i Iranit krenohet këto të arritura.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, në ceremoninë e dyvjetorit të vdekjes së Ajetullah Hashemi Rafsanxhani, ish-kryetarit të Asamblesë për Caktimin e Interesit të Shtetit në Teheran, deklaroi: “Në javët e ardhshme raketet e prodhuara në Iran do të dërgojnë dy satelite të re në hapësirë”.

Presidenti i Iranit gjithashtu tha: “Populli i Iranit me marrëveshjen bërthamore ka realizuar një punë të madhe dhe kjo marrëveshje brenda një dite ka arritur të anulojë 6 rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB kundër Iranit”.

Ruhani duke folur për forcën mbrojtëse dhe teknologjike të sotshme të Iranit, tha: “Armiku ynë me të gjithë kapacitetin e tij është aktivizuar për të ushtruar presion politik dhe ekonomik kundër Iranit, por që jemi të sigurt se me unitet dhe durim të përgjithshëm të popullit iranian mund ta ruajmë rrugën e Revolucionit Islamik ta vazhdojmë ato”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu e vlerësoi lartë personalitetin e Ajetullah Hashemi Rafsanxhani dhe tha se ai gjatë gjithë jetës ka dhënë kontribut të madh për zhvillimin dhe progresit të Republikës Islamike të Iranit.

Advertisements