Breaking News

ISIS vret pesë ushtarë britanikë

Gazeta “Al-Vatan” e Sirisë duke cituar burime lokale ka shkruar se si pasojë e një sulmi të terroristëve të ISIS në qytezën Al-Sha’fa në Dejrul-Zur të Sirisë, janë vrarë pesë ushtarë britanikë dhe janë plagosur disa të tjerë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se ushtarët anglezë të vrarë ishin pjesë e forcave të koalicionit ndërkombëtar dhe ushtarët e plagosur janë dërguar në spitalin Al-Shadadi në juglindje të Hasakesë.

Gazeta “Al-Vatan” ka thënë se pas marrjes nën kontroll të plotë të qytezës Al-Sha’fa nga forcat e Sirisë Demokratike në ditët e kaluara, luftimet kanë rifilluar përsëri në këtë rajon.

Advertisements