Breaking News

Xhahangiri: Evropa akoma nuk ka zbatuar zotimet e saj

Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, ka kritikuar Evropën për shkak të mos zbatimit të zotimeve të saj kundrejt marrëveshjes bërthamore.

Isak Xhahangiri, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë për Euronews lidhur me respektimin e marrëveshjes nga ana e vendeve evropiane ka thënë: Anglia, Franca, Gjermania dhe i gjithë BE nga aspekti politik dhe shprehja e qëndrimeve kanë vepruar në nivel të pëlqyeshëm, mirëpo nga aspekti i veprimeve konkrete dhe zbatimi i zotimeve të tyre, nga të tre vende nuk shihet ndonjë veprim i mirë. Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit parashtroi pyetjen se a është në gjendje BE që të veprojë e pavarur dhe pa u ndikuar nga qeveria amerikane sidomos një qeveri si ajo e Donald Trump dhe tha: Evropa pas luftës së dytë botërore ndodhet në një test tepër të rëndësishëm. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor. Më 5 nëntor, Amerika vendosi sanksionet e jashtëligjshme dhe të njëanshme kundër Iranit, duke sanksionuar 700 persona dhe kompani iraniane. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore dhe kanë theksuar zbatimin e sistemit SPV për transaksione monetare me Iranin.

Advertisements