Breaking News

Kryeministri francez paralajmëron përballjen me protestat pa leje

Kryeministri i Francës ka paralajmëruar përballjen me protestat që organizohen në formë të jashtëligjshme.

Eduard Philipe, ka theksuar forcimin e rendit dhe masat në përballje me protestuesit dhe ka thënë se qeveria do ë ndëshkojë të gjithë ata persona që kryejnë vandalizma gjatë protestave. Deklarata e kryeministrit francez erdhi pasi një protestues mund të dënohet deri në pesë vjet burg, pasi u filmua duke rrahur policinë gjatë një dite të dhunës intensive të “jelekverdhëve” në Paris. Madje, siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një ish-boksier francez. Christophe Dettinger, 36 vjeç, thuhet tutje, u fotografua duke u përleshur me policinë në një urë mbi lumin Seine gjatë protestave anti-qeveritare të shtunën pasdite. Ndryshe, protestues të shumtë janë kthyer sërish në rrugë, kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron. Ndonëse u kritikua nga autoritetet, Dettinger u cilësua nga shumë qytetarë si “hero i lëvizjes”.

Advertisements