Breaking News

Amerika po lutet për bisedime, jo Irani

Presidenti i SHBA, Donald Trump kohët e fundit ka lënë të kuptohet për mundësinë e bisedimeve me Iranin, por ai heziton të theksojë se administrata amerikane aktualisht nuk është në një situatë për të nisur ndonjë bashkëpunim me Iranin, kështu që deklaratat e tij janë përpjekje për të bërë një tregim të rremë të situatës.

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Admiral Ali Shamkhani ka deklaruar se përfaqësuesit e administratës amerikane në shumë raste e kanë ftuar Iranin të rifillojë negociatat mbi marrëveshjen bërthamore. “Kur isha në Afganistan, amerikanët na ofruan dy herë një propozim për të rinisur negociatat me Iranin”, tha Shamkhani cituar nga Agjencia e lajmeve e Republikës Islamike (IRNA), duke shtuar se zyrtarët amerikanë po gënjejnë kur pretendojnë se ishte Irani që veproi si një iniciator i këtyre bisedimeve. Sipas Shamkhani, Irani nuk ishte i interesuar të angazhohej në bisedime me një vend që nuk është logjik në qasjen e tij ndaj negociatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në përgjigje të deklaratave të përsëritura dhe të pabaza të presidentit amerikan lidhur me gjendjen në Iran dhe pretendimet e tij mbi dëshirën e Teheranit për të dialoguar me Uashingtonin ka thënë se Donald Trump vetëm sa shpreh dëshirat dhe ëndrrat e tij imagjinare dhe të parealizueshme. Kur Trump e la marrëveshjen bërthamore të Iranit më 8 maj 2018, ai mendonte se mund të ushtronte presion ndaj Iranit dhe ta detyronte të ulej në tryezën e negociatave me SHBA. Siç del nga komentet e zyrtarëve iranianë, propozimi i tij për bisedime u refuzua disa herë nga Irani. Pra, mund të konkludohet lehtë që Trump e ka humbur lojën. Propozimi për mbajtjen e bisedimeve me Iranin për të arritur një “marrëveshje të vërtetë” është bërë nga Trump kur ai u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Iranit duke zbuluar mungesën e zotimit të SHBA-ve ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare. Në korrik 2018, Shefi i Zyrës së Presidentit të Iranit, Mahmud Vaezi, tha se Trump thirri tetë herë për bisedime me presidentin iranian Hasan Ruhani gjatë vizitës së tij në Nju Jork në vitin 2017 për të marrë pjesë në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Pra, kjo është në kundërshtim me atë që Trump kishte thënë se “Irani në një moment do të më telefonojë dhe do të kërkojë një marrëveshje”. Analistët besojnë se Trump si president nuk ka përvoja politike, dhe veprimet dhe deklaratat e tij janë të pamenduara. Trump si një personalitet televiziv mendon se politika funksionon si një show në një kanal televiziv amerikan, por tani është koha që ai të marrë mësimet e tij të hidhura nga realiteti i politikës ndërkombëtare. Sa i përket çështjes së Iranit, Trump ka thënë se ai dëshiron bisedimeve me zyrtarët iranianë “pa parakushte” dhe “sa herë që duan”, por nga ana tjetër, sekretari i shtetit i SHBA Mike Pompeo thotë se ka “12 kushte specifike” të nevojshme për të zhvilluar bisedime me Teheranin. Ndërkohë, fakti absolut është se Iranit nuk i intereson për fantazitë dhe dëshirat e administratës amerikane dhe nuk u kushton rëndësi veprimeve dhe sjelljeve të Uashingtonit për arsyen e thjeshtë se Teherani nuk ka marrëdhënie me Uashingtonin dhe nuk ndjen nevojë për të.

Advertisements