Breaking News

Moxhtehed e zbulon: Autorët e vrasjes së Khashoggi disa herë kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje

Moxhtehidi që është një zbulues i famshëm saudit, ka njoftuar se autorët e vrasjes së Xhamal Khashoggi për shkak të gjendjes së rënduar psikike, disa herë kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje.

Ai në tuiter ka njoftuar se të gjithë autorët e vrasjes së Xhamal Khashoggi përveç Saud Al Kahtani, këshilltar në Gjykatën Mbretërore të Arabisë Saudite, janë duke u mbajtur në një ndërtesë në rrugën Al Damam. Ndërtesa është në pronësi të aparatit të sigurimit saudit dhe duket si një kompleks i vogël rezidencial. Forcat e sigurisë janë duke e ruajtur me shumë kujdes këtë ndërtesë dhe autorët e vrasjes së Khashoggi dhe vazhdimisht 18 mjekë të lidhur me aparatin e sigurisë saudite, lëvizin në këtë ndërtesë. Ai ka shtuar: Këta persona më parë kanë qëndruar në Kolegjin ushtarak të forcave të sigurisë kombëtare të Arabisë Saudite i njohuri si Kolegji Najef, por për shkak të zhurmës së madhe, përpjekjeve të tyre të përsëritura për të kryer vetëvrasje dhe transmetimit të zërit tek të burgosurit tjerë, ata u transferuan në ndërtesën e lartpërmendur. Kjo ndërtesë nuk ka të burgosur ose punonjës të tjerë përveç tyre.

Advertisements