Breaking News

Zarif reagon ndaj qëndrimeve të Amerikës mbi programin hapësinor të Iranit

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të sekretarit amerikan të shtetit mbi testimet raketore dhe programin hapësinor të Iranit.

Muhamed Xhavad Zarfi, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit kat hënë se dërgimi i satelitëve në hapësirë dhe testimi i raketave nga ana e Iranit nuk përbën shkelje të rezolutës 2231 të KS të OKB dhe është Amerika ajo që ka shkelur këtë rezolutë të OKB. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se Amerika nuk është në atë pozitë që të shprehe mendime apo mbajë qëndrime mbi testimet raketore të Iranit dhe u rikujtoi qeveritarëve amerikane se kërcënimi sjell kërcënim, ashtu siç respekti sjell respekt. Sekretari amerikan i Shtetit vazhdoi akuzat e tij kundër Republikës Islamike të Iranit këtë herë kundër programit hapësinor iranian. Sipas agjencisë së lajmeve Farsnews, Mike Pompeo në një deklaratë të enjten tha se raketa që lëshon satelitët e Iranit në hapësirë përdor teknologji të ngjashme me raketat ndërkontinentale, dhe Irani nuk duhet të ketë një program për një raketë të tillë. Pompeo komentoi se Irani duhet të ndalojë punën për ndërtimin e satelitëve dhe raketave balistike. Sekretari i Shtetit i SHBA pa prezantuar asnjë fakt dhe dokument, ka pretenduar se lëshimi i satelitëve nga Irani në hapësirë është në kundërshtim me rezolutat e Kombeve të Bashkuara. Pompeo parashtron pretendime të tilla, ndërsa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk ka miratuar as një rezolutë apo deklaratë mbi programin hapësinor iranian. Vendet evropiane, si dhe Rusia e Kina, në mënyrë eksplicite kanë kundërshtuar pretendimet e SHBA-ve në këtë drejtim.

Advertisements