Breaking News

Trump: Do të doja të negocioja me Iranin

Në një deklaratë në takimin e parë të qeverisë së tij në vitin 2019, presidenti i SHBA tha se dëshiron të negociojë me Iranin, por ata ende nuk janë gati, por po përgatiten.

Sipas një raporti nga Pars Today,  Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump në një takim të anëtarëve të Kabinetit të tij foli mbi tema të ndryshme të mërkurën. Presidenti i SHBA Donald Trump tha se iranianët mund të “bëjnë ç’të duan” në Siri, duke iu përgjigjur një pyetjeje se çfarë do bëhet me Sirinë kur SHBA të tërhiqet nga vendi i shkatërruar nga lufta. I pyetur për afatin kohor të tërheqjes nga Siria, ai refuzoi të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë. “Nuk e di, dikush më tha katër muaj, por unë nuk e thashë këtë,” tha Trump. “Ne nuk duam Sirinë, por Obama e ka braktisur Sirinë vite më parë, kur nuk e ka shkelur vijën e kuqe. Unë e bëra këtë kur kam qëlluar 59 raketa mbi Siri, por kjo ishte pas një kohe të gjatë. Trump gjithashtu duke folur për kurdët, tha: “Unë nuk jam i kënaqur me faktin se ata i shitën Iranit atë pak naftë që kishin, ndërkohë që u kërkuam atyre të mos e bënin këtë. Kurdët janë partnerët tanë, por ata i shesin naftë Iranit dhe ne nuk jemi të kënaqur për këtë. Ne duam të mbrojmë kurdët, por nuk dëshiroj të qëndrojmë përgjithmonë në Siri. Atje është rërë dhe vdekje”. Më tej, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, theksoi:” Gjithkush beson se nëse ne nuk luftojnë ISIS-in, ata do të vijnë në vendin tonë, por kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë. Ata (ISIS) po ashtu mund të shkojnë në Iran, ndërsa ky vend e urren ISIS-in më shumë se ne. Ata mund të shkojnë në Rusi që e urren ISIS-in më shumë se ne. Kur është fjala për tërheqjen e trupave tona nga Siria, mediat raportojnë se Rusia është e kënaqur me këtë lëvizje. Jo, Rusia nuk është e kënaqur, sepse ata kënaqen kur ne vrasim ISIS-in. Ne vrasim ISIS-in për rusët dhe në favor të Bashar Asadit dhe në favor të Iranit. Trump në vazhdim të takimit me ministrat e kabinetit të tij argumentoi se Irani kishte ndryshuar tërësisht ambiciet e tij bërthamore pasi SHBA kishte dalë nga marrëveshja bërthamore. Ai shtoi:” Kur u bëra president, çdo rajon i Lindjes së Mesme ishte nën agresionin e Iranit. Siria, Jemeni dhe kudo tjetër, madje dhe Arabia Saudite ishin nën rrethimin iranian. Në fakt, çdo vend i Lindjes së Mesme ishte nën rrethim. Unë i dhashë fund marrëveshjes së tmerrshme bërthamore me Iranin. Në fakt, pas tetë vjetësh, marrëveshja i dha Iranit të drejtën ligjore për të poseduar armë bërthamore. Irani nuk është më si më përpara dhe po tërheq forcat e tij nga Siria, iranianët le të bëjë çfarë të duan në Siri, por Irani nuk është më vendi i mëparshëm. Irani tani vetëm dëshiron të mbijetojë. Irani ishte një fuqi në Lindjen e Mesme që donte të merrte të gjithë Lindjen e Mesme dhe donte të shkatërronte Izraelin, por tani Irani është një vend tjetër dhe ne shohim një kryengritje çdo javë dhe ekonomia e tyre janë nën rrethim”. Trump vazhdoi, duke treguar gatishmërinë për të negociuar me Iranin dhe shtoi: ” Ju e dini se unë dua të negocioj me Iranin. Ata nuk janë ende gati, por janë duke u përgatitur”. Një detaj interesant në takimin e mbrëmshëm të Trump me ministrat e tij ishte se pas tij ishte vendosur një poster, i cili ishte publikuar më parë kur SHBA vendosi sanksionet ndaj naftës së  Iranit. Imazhi dhe shkrimet e këtij posteri janë marrë nga “Game of Thrones”.

Advertisements