Breaking News

Bashkimi doganor në letër, kontrolle në dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë

Qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë që udhëtuan sot në të dyja anët e kufirit u është dashur të presin në radhë.

Policia dhe doganat kanë punuar me 8 sportele, por kjo nuk e ka reduktuar kohën e përpunimit të udhëtarëve në kufi. Edhe pse pak ditë më parë, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshit deklaroi bashkimin doganor me konceptin ‘një ndalesë-një kontroll’,  automjetet dhe qytetarët kontrollohen nga dy policitë kufitare. “Sandër Lleshi e di, ai thotë nuk ka kufi”. “Unë jam udhëtar që kaloj çdo ditë. Nuk e di pse thotë është një doganë. Edhe në Kosovë dhe në Shqipëri kontrollohen”. “Si me qenë në doganë serbe”. Radhët dhe pritjet janë krijuar dhe për shkak të rritjes së numrit të lëvizjeve në të dy anët e kufirit. Për shumë qytetarë nga zonat kufitare të Shqipërisë, qytetet e Kosovës shihen si mundësi për kryerjen e shërbimeve dhe furnizimeve ditore.

Advertisements