Breaking News

Netanjahu: Arabët e shohin Izraelin si aleat kundër Iranit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu theksoi se vendet arabe e shohin Izraelin si një “aleat të domosdoshëm” kundër Iranit pas raporteve të ngrohjes së marrëdhënieve midis Tel Avivit dhe monarkive arabe të Gjirit Persik.

Kjo situatë ka shkaktuar “një revolucion në marrëdhëniet tona me botën arabe”, tha të hënën Netanjahu në një intervistë me televizionin brazilian Globo TV. Sipas gazetës Times of Israel, regjimi izraelit po zhvillon negociata të gjera diplomatike me Arabinë Saudite dhe qeveri të tjera arabe gjatë muajve të fundit, në një përpjekje për t’i bindur ata se duhet të lejojnë marrëdhënie diplomatike formale me Izraelin pas më shumë se gjysmë shekulli ndërprerje të këtyre marrëdhënieve. Përveç Jordanisë dhe Egjiptit, asnjë vend arab nuk ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin, por besohet se shumë vende arabe kanë lidhje të fshehta me Tel Avivin dhe po punojnë prapa skenave për të krijuar marrëdhënie normale diplomatike. Në prill të vitit të kaluar, Princi i Kurorës Saudite, Muhamed bin Salman tha në një intervistë me revistën TIME se Tel Avivi dhe Riadi kishin “një armik të përbashkët” dhe se ata menjëherë mund të

Advertisements