Breaking News

Janë identifikuar më shumë se 1500 fluturime spiunazhi pranë kufijve rusë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se mbi 1500 avionë spiunë janë identifikuar në vitin 2018 pranë kufijve të Rusisë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë njoftoi se në vitin 2018, njësitë e Radiokomunikacionit të Forcave Hapësinore ruse identifikuan dhe gjurmuan më shumë se 1,980 objektiva ajrorë  jorusë pranë hapësirës ajrore ruse. Sipas kësaj ministrie, rreth 2500 objekte ajrore që i janë afruar qiellit të Rusisë kanë qenë avionë luftarakë, ndërsa mbi 1500 kanë qenë avionë spiunë. Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë nuk përmendi vendet, avionët spiunë të të cilëve fluturuan afër kufijve rusë.

Advertisements