Breaking News

Gatishmëria e Iranit për të garantuar sigurinë e Gjirit Persik së bashku me vendet e rajonit

Komandanti i Flotës Detare të Gardës Revolucionare të Iranit tha se Irani ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se është i gatshëm të garantojë sigurinë e Gjirit Persik së bashku me vendet e rajonit.

Admiral Alireza Tangsiri, në një intervistë të hënën me agjencinë e lajmeve IRNA tha se prania e të huajve në rajon ishte e dëmshme për sigurinë dhe shtoi: “Shtetet e Gjirit Persik mund të garantojnë sigurinë e rajonit duke kryer manovra të përbashkëta dhe sistematike”. Duke deklaruar se Irani po shtrin dorën e vëllazërisë ndaj vëllezërve muslimanë, Komandanti i Flotës Detare të Gardës Revolucionare të Iranit theksoi:  “Është një turp për vendet e rajoni, liderët e të cilëve varen nga të huajt”. Admiral Alireza Tangsiri duke folur për praninë e luftanijeve amerikane në Gjirin Persik tha se Irani vazhdimisht i përcjell ato dhe ka informacion të plotë mbi lëvizjet e këtyre forcave të huaja.

Advertisements