Breaking News

Ushtria siriane hyn në Manbixh pranë kufirit turk, ngre flamurin sirian

Ushtria siriane ka hyrë në Manbixh pranë kufirit turk, duke shënuar kthimin e territoreve të mbajtura nga militantët e mbështetur nga SHBA, për herë të parë pas disa vitesh, tha të premten një zëdhënës i ushtrisë siriane.

Njoftimi erdhi disa momente pasi banorët e qytetit i kërkuan qeverisë siriane të rimarrë Manbixhin pas një zotimi të SHBA për të tërhequr trupat nga vendi arab. Ushtria tha se do të garantojë “siguri të plotë për të gjithë qytetarët sirianë dhe të tjerë të pranishëm në zonë”. Rusia e mirëpriti zhvillimin, përmes zëdhënësit të Kremlinit, Dimitri Peskov, duke e quajtur atë një veprim pozitiv. “Natyrisht, kjo do të ndihmojë në stabilizimin e situatës. Zgjerimi i zonës nën kontrollin e forcave qeveritare … është padyshim një prirje pozitive”, tha ai. Agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha se ushtria ngriti flamurin kombëtar në qytet, i cili është populluar kryesisht nga kurdët sirianë. Nuk është ende e qartë nëse trupat amerikane, të cilat kishin një bazë në Manbixh, mbeten në vend ose janë tërhequr.

Advertisements