Breaking News

Çfarë thotë vëllai i Kamer Metajt për ngjarjen në Istog?

Në deklaratat e tyre të dhëna në polici vëllai i Kamer Metajt ka mohuar të ketë ditur planin e të vëllait për të grabitur bankën.

Kallxo.com ka siguruar informacione se në dëshminë e tij të dhënë në polici Metaj ka pranuar se pak minuta para ngjarjes ai dhe një mik i tyre kishin shkuar me Kamerin në Istog me një veturë “Golf 4”, por siç Metaj ka rrëfyer ai nuk dinte për të vëllanë.  Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka konfirmuar se dy të dyshuarit për dhënien e ndihmës kanë pranuar se kishin qenë me grabitësin në Istog, por nuk e dinin për planet e tij.  “Që të dy kanë pranuar se kanë qenë në Istog, por nuk e kanë pranuar se dinin për planet e grabitjes së bankës”, ka thënë Gashi. Ajo ka shtuar se Prokuroria ka prova se njëri prej tyre kishte qëndruar afër bankës në kohën kur ishte kryer grabitja.

Advertisements