Breaking News

Superfuqitë as që mund të ëndërrojnë një agresion kundër Iranit

Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se fuqia e Shteteve të Bashkuara është në rënie dhe ky vend ballafaqohet me fuqinë në rritje të Iranit, dhe nuk guxon të përmendë më opsionin ushtarak kundër Republikës Islamike.

Duke folur të enjten në një ceremoni në Teheran, gjeneral major Muhamed Ali Xhafari tha se Irani nuk po përballet më me një kërcënim të sigurisë në dritën e rritjes së fuqisë së tij. “Ne e kemi distancuar veten nga kërcënimi i sigurisë që shumë vite më parë dhe asnjë superfuqi madje as nuk mund të ëndërrojë të kryejë agresion” kundër Iranit, ndërsa të gjithë armiqtë “janë jashtëzakonisht të frikësuar nga një konflikt me Iranin dhe pasojat e tij”, tha komandanti i lartë ushtarak iranian. “Dorëheqjet e shumta që po ndodhin në qeverinë amerikane janë shenja të dukshme dhe objektive të rënies së fuqisë amerikane”, shtoi gjeneral major Muhamed Ali Xhafari. Ai gjithashtu tha se teknologjitë e reja janë midis elementeve të fuqisë, në të cilat “Irani po përparon dhe frytet e këtij progresi do të shihen qartë në vitet e ardhshme”.

Advertisements