Breaking News

Hija e rëndë e protestave në Francë

Rreth 43,000 njerëz mbetën pa punë në Francë për shkak të protestave të “jelekëve të verdhë” që filluan më 17 nëntor.

Sipas Ministrisë franceze të Ekonomisë, shumë kompani kanë pësuar dëme të mëdha materiale për shkak të protestave të vazhdueshme. Ndërkohë dëmet që i janë shkaktuar shtetit vlerësohen të jenë rreth 28 milion euro. Gjatë protestës, nga dhuna policore 10 persona vdiqën dhe rreth 1,000 u plagosën ndërkaq u arrestuan rreth 4.340 njerëz. Protestat antiqeveritare të “ jelekëve të verdhë” kanë ndikuar më së shumti në rënien e nivelit të rritjes ekonomike si dhe mungesën e sigurisë së bizneseve. Lëvizja “ jelekët e verdhë” mban emrin sipas jelekëve të sigurisë, të cilët duhet ti posedojnë të gjithë shoferët në Francë. Protestat filluan në mesin e nëntorit dhe u nxitën nga një rritje e tarifës për karburante.

Advertisements