Breaking News

Sistemet e mbrojtjes ajrore siriane kapën “objektiva armiqësore” pranë kryeqytetit Damask

Sistemet e mbrojtjes ajrore siriane kanë kapur “objektiva armiqësore” pranë kryeqytetit Damask, gati një muaj pasi forcat qeveritare siriane rrëzuan disa raketa pas një sulmi izraelit pavarësisht nga “intensiteti i agresionit”.

Rrjeti televiziv sirian i lajmeve al-Ikhbariyah, raportoi se mbrojtja e ajrore kishte kapur objektiva armiqësorë në periferinë perëndimore të Damaskut. Raporti shtoi se raketat kishin fluturuar mbi territoret libaneze, duke sugjeruar se me shumë gjasa ato ishin lëshuar nga Izraeli. Mediat libaneze njoftuan se banorët pranë kufirit me Sirinë fqinje thanë se kanë dëgjuar zhurmat e avionëve në hapësirën ajrore mes Libanit dhe Sirisë. Ka njoftime se shpërthime ndodhën rreth aeroportit ushtarak Mezeh në perëndim të kryeqytetit dhe në zonat e Kesava dhe Xhimraja, të cilat ndodhen në veriperëndim të Damaskut. Zhvillimi erdhi vetëm dy ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Siria nuk do të ndikojë në politikën e regjimit të Tel Avivit ndaj Sirisë. Në tetor, Rusia ka pajisur ushtrinë siriane me raketa të avancuara anti-ajrore S-300, disa ditë pasi avionët luftarakë izraelitë përdorën një avion vëzhgues rus që fluturonte aty afër si një mburojë duke mashtruar mbrojtjen ajrore siriane që e qëlloi avionin rus. Që atëherë Izraeli ka qenë shumë i kujdesshëm me operacionet e tij mbi Siri.

Advertisements