Breaking News

Mundësia e sulmit kimik të Kievit në Ukrainën lindore

Separatistët pro-rusë të Ukrainës lindore thonë se ushtria ukrainase është duke u përgatitur për sulm kimik në këto zona.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Edvard Basurin, një zëdhënës i mbrojtjes dhe komandanti operativ i rajonit të Donetskut në Ukrainën lindore, tha se sipas informacionit të marrë, një tren i ushtrisë ukrainase që mbante substanca toksike hyri në zonat e kontrolluara nga Kievi në rajonet lindore të Ukrainës. Basurin shtoi se Zyra e Informacionit në Donetsk është informuar për ardhjen e fuçive të mbushura me substanca toksike në stacionin e trenit në rajonin Krasnogorovka. Sipas tij, trupat e qeverisë ukrainase janë duke shkarkuar fuçitë me veshje mbrojtëse anti-toksike. Ky zyrtar i separatistëve pro-rusë të Ukrainës lindore shtoi: Zona e shënjestruar nga ushtria ukrainase për një sulm të mundshëm kimik është e banuar nga 70,000 njerëz.

Advertisements