Breaking News

Amerika e zhytur në borxhe nuk guxon të sulmojë Iranin

Prania e një aeroplanmbajtëseje të SHBA në Gjirin Persik është përshkruar si një shfaqje “e rëndësishme” e forcës nga Shtetet e Bashkuara kundrejt Iranit.

Një aeroplanmbajtëse e SHBA e shoqëruar nga një flotë e anijeve luftarake hyri në Gjirin Persik për herë të parë që nga viti 2001. Profesori i shkencave politike të Universitetit të Teheranit, Hamed Musavi, tha në një intervistë të publikuar të martën nga RT theksoi  se prania e flotës amerikane në Gjirin Persik konsiderohej një lëvizje provokative; megjithatë, ajo nuk kishte ndonjë rëndësi reale. “Nuk mendoj se do të shohim një konfrontim ushtarak. Por duke sjellë transportuesin e avionëve, pranë ujërave iraniane SHBA po përpiqet të provokojë dhe gjithashtu të kërcënojë Iranin”, tha Profesor Musavi, duke shtuar se,” Domethënia e këtij veprimi ka më shumë karakterin e një kërcënimi, sesa një konfrontim faktik ushtarak. ” “Unë mendoj se kjo lëvizje është pjesë e një strategjie më të madhe të administratës Trump që është duke u përpjekur të ushtrojë presion ndaj Iranit. Kjo administratë, që nga marrja e detyrës gati dy vjet më parë, po përpiqet të ushtrojë presion ndaj Iranit nëpërmjet sanksioneve dhe kërcënimeve dhe tani duke sjellë aeroplanmbajtësen shumë afër ujërave territoriale iraniane është bërë shumë provokative “, tha Musavi. Ai e minimizoi këtë lëvizje si blof thjeshtë nga qeveria e SHBA-së, e cila është e zhytur në borxhe dhe deficit finacniar. “Në Iran ekziston një debat nëse SHBA, nën administratën Trump, ndonjëherë do të sulmojë Iranin. Dhe unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë, sepse në thelb SHBA nuk është në pozitë të përshtatshme për të bërë ndonjë luftë të re të madhe, sepse tani SHBA ka një borxh publik prej rreth 22 trilionë dollarë. Dhe opinioni publik në SHBA është shumë kundër fillimit të një lufte të re,” argumentoi profesori i shkencave politike të Universitetit të Teheranit. Ndërkohë, shkrimtari dhe gazetari amerikan E. Michael Jones thekson se aeroplanmbajtësja The USS John C. Stennis është forma e vjetërsuar e teknologjisë ushtarake dhe “iranianët mund ta mbajnë peng atë nëse duan.” Analisti politik amerikan shtoi se nëse një aeroplanmbajtëse lundron në Gjirin Persik, “iranianët mund ta mbajnë atë peng duke u mbytur anije në Ngushticën e Hormuzit dhe aeroplanmbajtësja do të mbetej pa asnjë rrugëdalje”. “Çështja tjetër natyrisht tani është nëse aeroplanmbajtësja The USS John C. Stennis mund të mbrojë veten kundër raketave. Kjo është pyetje e hapur. Askush nuk e di përgjigjen. Herën e parë që rusët hoqën raketat nga luftanijet e tyre në Detin Kaspik drejt Sirisë, Shtetet e Bashkuara larguan aeroplanmbajtëset e tyre nga Gjiri Persik, “vuri në dukje ai. “Pra, ajo që po shohim këtu është një demonstrim i forcës së vjetëruar” e shoqëruar me një politikë të jashtme arrogante që ka hequr dorë nga diplomacia dhe vlerat morale në favor të idesë se ‘forca bën ligjin’, konkludon analisti politik amerikan E. Michael Jones.

Advertisements