Breaking News

Zarif: Irani nuk do të presë Evropën

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se Teherani nuk do të presë derisa evropianët të përmbushin angazhimet e tyre nën marrëveshjen bërthamore shumëpalëshe të nënshkruar midis Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha botërore në vitin 2015.

“Evropianët po veprojnë ngadalë në përmbushjen e angazhimeve të tyre sipas marrëveshjes bërthamore ” tha të hënën Zarif në një intervistë me rrjetin televiziv libanez al-Mayadeen, duke shtuar: “Ne nuk do të presim për ta nëse nuk miratojnë hapa praktikë”. Diplomati më i lartë iranian theksoi se Republika Islamike ka shumë opsione për t’u përballur me tërheqjen e SHBA nga marrëveshjea bërthamore dhe do t’i konsideronte ato në bazë të interesave të saj kombëtare. Irani dhe Bashkimi Evropian kanë diskutuar mënyra të ndryshme për të vazhduar biznesin mes tyre dhe për të anashkaluar sanksionet e SHBA. Shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini tha në 10 dhjetor se në të ardhmen e afërt blloku do të krijojë një mekanizëm për të lehtësuar transaksionet jo-dollarëshe me Iranin, në një përpjekje për të anashkaluar sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara kundër Teheranit.

Advertisements