Breaking News

Pompeo i lumturuar nga urdhri i zbatuar prej Shqipërisë

Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit në një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati ka falënderuar Tiranën për dëbimin e diplomatëve iranianë.

Donald Trump presidenti amerikan gjithashtu në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama ka vlerësuar Shqipërinë për dëbimin e diplomatëve iranianë dhe për politikat anti-iraniane. ditën e mërkurë qeveria shqiptare pa publikuar asnjë fakt të dokumentuar ka dëbuar dy diplomatë iranianë duke i akuzuar ata për aktivitete destruktive në Shqipëri. Ministria e jashtme e Shqipërisë ka pohuar faktin se vendimi është marrë në koordinim me Amerikën dhe regjimin sionist. Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ka hedhur poshtë fuqishëm pretendimet e Shqipërisë dhe ka thënë: Tirana në përballje me diplomatët iranianë, padashur ka rënë viktimë e skenarëve të hartuar nga Amerika, regjimi sionist dhe disa grupe terroriste. Shqipëria prej kohësh strehon terroristë të mbështetur nga Amerika dhe regjimi sionist. aktualisht më shumë se 2 mijë elementë të grupit terrorist dhe gjakatar MEK ndodhen në Shqipëri. Regjimi sionist dhe Amerika kohët e fundit kanë përpjekje të shumta për zbatimin e luftës psikologjike kundër Iranit duke e akuzuar këtë vend në forma të ndryshme me qëllim që të dëmtojë marrëdhëniet e Iranit me BE sidomos pas vendosjes së fazës së dytë të sanksioneve amerikane. Donald Trump më 8 maj tërhoqi amerikan nga marrëveshja bërthamore dhe riktheu sanksionet kundër Iranit. Vlen të theksohet se veprimin e qeverisë shqiptare e ka mbështetur trekëndëshi i të keqes d.m.th.  Amerika, regjimi sionist dhe Arabia Saudite.

Advertisements