Breaking News

Erdogan fton presidentin amerikan për vizitë në Turqi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka ftuar presidentin e Amerikës, Donald Trump të kryejë një vizitë në Turqi.

Ftesa u bë gjatë bisedës telefonike që patën të dy presidentët pas vendimit të presidenti Trump për tërheqjen nga Siria. Presidenti Trump foli me Erdogan dhe se i tha presidentit turk se situata në Siri “është e gjitha e juaja, ne mbaruam punë aty”. Ndërkohë Erdogan thuhet se premtoi të përfundojë ISIS. Presidenti Trump më vonë konfirmoi bisedën me Erdoganin, duke thënë se ai kishte një ” bisedë të gjatë dhe produktive” me Erdoganin. “Unë sapo kisha një telefonatë të gjatë dhe produktive me presidentin Erdogan të Turqisë. Ne diskutuam për ISIS, përfshirjen tonë të ndërsjellë në Siri, dhe tërheqjen e ngadalshme dhe shumë të koordinuar të trupave të SHBA nga zona. Pas shumë vitesh ata po vijnë në shtëpi. Ne gjithashtu diskutuam për zgjerimin e tregtisë, “tha Trump. Presidenti  e vlerësoi kreun e shtetit turk si “një njeri që mund” të mposhtë ISIS. “Presidenti Erdogan i Turqisë më ka informuar se do të zhdukë çdo gjë që ka mbetur nga ISIS në Siri …dhe ai është një njeri që mund ta bëjë këtë, plus Turqia është në të drejtën e saj si vend fqinj. Trupat tona po vijnë në shtëpi!”, tha në fjalën e tij Donald Trump.

Advertisements