Breaking News

Irani dhe Rusia, partnerë të besueshëm

Zv/ministri i jashtëm iranian tha se Irani dhe Rusia janë “partnerë të besueshëm” në shumë zhvillime ndërkombëtare dhe në marrëveshjen e rëndësishme bërthamore të vitit 2015, pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të krijuar pengesa në zbatimin e marrëveshjes.

Në një takim me homologun e tij rus Sergei Ryabkov të premten në Moskë, zëvendësministri i jashtëm iranian Abas Erakçi përshëndeti qëndrimin “logjik, të balancuar dhe të drejtë” të Rusisë mbi marrëveshjen bërthamore pas largimit të SHBA nga kjo marrëveshje. “Unë plotësisht pajtohem se Irani dhe Rusia janë partnerë të besueshëm. Bashkëpunimi ynë në lidhje me axhendën rajonale dhe ndërkombëtare ka qenë shumë i sinqertë, kemi pozicione të ngjashme në shumë çështje rajonale dhe globale”, tha diplomati i lartë iranian. Zëvendësministri i Jashtëm rus, nga ana e tij, tha se Moska është e vendosur të vazhdojë zbatimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit duke zhvilluar më tej marrëdhëniet me Teheranin në fusha të ndryshme. Ryabkov shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të rritur bisedimet politike me Iranin dhe tha se konsultimet dypalëshe janë shumë të rëndësishme jo vetëm për të dy vendet, por për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Advertisements