Breaking News

Gjermania dhe Franca kritikojnë vendimin e SHBA për të tërhequr trupat nga Siria

Ndryshimi i papritur i qëndrimit të Shteteve të Bashkuara mbi Sirinë, është i habitshëm dhe rrezikon të dëmtojë luftën kundër ISIS, tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqen nga Siria.

Zyrtarët e SHBA-së thanë të enjten se Shtetet e Bashkuara do të përfundojnë fushatën ajrore kundër ISIS në Siri dhe nisën tërheqjen e trupave, duke vulosur një ndryshim të menjëhershëm të politikës që ka alarmuar aleatët perëndimorë, si dhe aleatët kurdë të Uashingtonit. “ISIS është tërhequr mbrapa, por kërcënimi nuk ka mbaruar ende. Ekziston rreziku që pasojat e këtij vendimi do të dëmtojnë luftën kundër Shtetit Islamik dhe të rrezikojnë sukseset e arritura deri tani”, tha Maas. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen tha se vendimi i SHBA ishte një çështje shqetësuese dhe shtoi se vendimi nuk e bëri më të lehtë për Kombet e Bashkuara të arrinin një zgjidhje të mirë për Sirinë gjatë negociatave për rendin e saj të pasluftës. Edhe qeverias franceze ka kritikuar vendimin e Trump për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria.

Advertisements