Breaking News

Trump jep urdhër për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani

Presidenti amerikan, pas vendimit për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, ka dhënë urdhër për tërheqjen e 7 mijë trupave amerikane nga Afganistani.

Sipas një njoftimi të kanalit CNN, presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë urdhër ushtrisë që të programojë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Pas shumë polemikave rreth premtimit të tij për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, një ditë më parë presidenti amerikan dha urdhër për kthimin e të gjithë trupave amerikane nga ky vend. Vendimi i presidenti amerikan çoi në dorëheqjen e sekretarit amerikan të shtetit James Mattis. Trump praninë ushtarake të Amerikës në Siri e ka quajtur shpenzim të padobishëm të dollarëve amerikanë.

Advertisements