Breaking News

Qeveria e Maqedonisë miratoi propozim ligjin për transferim të parave me procedurë të përshpejtuar

Qeveria e Republikë së Maqedonisë në mbledhjen e saj të 111-të, aprovoi Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për transferim të parave me procedurë të përshpejtuar, solli vendimin në përputhje me Nenin 170 të Rregullores së Kuvendit dhe këtë ta dorëzojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë së Financave u aprovua Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen e shoqërive aksionare, me procedurë të përshpejtuar.

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për marrjen e shoqërive aksionare kanë për qëllim të precizojnë kriteret për veprim të përbashkët, si dhe informimet në Komisionin në raport me veprimin e përbashkët për shkak të mbrojtjes së aksionarëve të vegjël, të nxitet tregtia me letrat me vlerë dhe të lehtësohet procedura për ndërmarrjen shoqërive aksionare nga investitorët e huaj.

Në pakon e ligjeve nga sfera e financave, Qeveria e RM-së sot miratoi Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tatim të fitimit, me procedurë të përshpejtuar.

Në pjesën e reformave sociale sot u miratuan edhe propozim- programet për ndryshim të Programit për subvencionim të energjisë elektrike për konsumatorët, për vitin 2018, Propozim- programi për ndryshime të Programit për kompensim në para me kusht për arsimin e mesëm, për vitin shkollor 2018/2019, Propozim- programi për ndryshime të Programit për ndërtim, pajisje dhe mirëmbajtje të objekteve për mbrojtjen sociale dhe shtëpive për personat e moshuar për vitin 2018, Propozim- programi për ndryshime të Programit për realizimin e mbrojtjes sociale për vitin 2018, si dhe propozim programet për ndryshime dhe plotësime të Programit për ndërtim, pajisje dhe mirëmbajtje të objekteve për mbrojtje të fëmijëve për vitin 2018 dhe Propozim- programi për ndryshim dhe plotësim të Programit të për zhvillim të veprimtarisë për mbrojtje të fëmijëve për vitin 2018. /Telegrafi/

Advertisements