Breaking News

Jep dorëheqjen sekretari amerikan i mbrojtjes

Për shkak të mosmarrëveshjeve me presidentin amerikan Donald Trump, ka dhënë dorëheqje sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis.

Donald Trump president I amerikan në një mesazh të tij në Titter ka shkruar: Gjeneral James Mattis pas dy vite shërbim në qeverinë time në postin e sekretarit amerikan të mbrojtjes, në fund të shkurtit do të lë dhe largohet nga ky post. Sipas agjencisë Reuters të lajmeve, dorëheqja e Mattis u shpall vetëm një ditë pasi Donald Trump mori vendim të tërheqë trupat ushtarake amerikane nga Siria. Trump vendimin e tij nuk ia ka dorëzuar më parë Pentagonit. Në dorëheqjen e  tij, sekretari Mattis i është drejtuar presidentit duke thënë: Duke qenë se ju keni të drejtë të keni sekretar mbrojtje që të ketë të njëjtat pikëpamje me ju, jam i mendimit se për mua është më mirë të jap dorëheqjen nga posti që kam. Gjenerali amerikan më herët ka kundërshtuar edhe vendimin e Trump për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore dhe në shumë intervista dhe në kongres ka thënë se Irani ka zbatuar në mënyrë të plotë marrëveshjen bërthamore dhe tërheqja nga kjo marrëveshje nuk është në kuadër të interesave kombëtare të Amerikës. Qeveria aktuale e Amerikës në krahasim me qeveritë e mëparshme, ka pasur numrin më të lartë të dorëheqjeve nga kabineti qeveritar.

Advertisements