Breaking News

Vuçiq: Në Bruksel, Serbia ishte e vetmuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Bruksel se atmosfera në drekën e punës me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogerini ishte e hapur dhe se në këtë takim ai konfirmoi qëndrimin e Serbisë se dialogu mund të vazhdojë sapo Kosova të tërheq taksat.

Ai ka thënë se “Serbia sot ishte në pozicionin më të vështirë dhe e vetmuar, sepse të gjitha vendet e rajonit, përveç Bosnjes e Hercegovinës, e kanë njohur Kosovën”. “Serbia është e gatshme për dialogu sapo të hiqet taksa. Ne nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë”, ka thënë Vuçiq, në një deklaratë për media, pas takimit në Bruksel. Vuçiq gjithashtu ka thënë se “Serbia në këtë takim ishte në pozicionin më të vështirë dhe e vetmuar, sepse të gjitha vendet e rajonit, përveç Bosnjes e Hercegovinës, e kanë njohur Kosovën, por me të gjitha këto vende po punohet në të gjitha sferat e tjera për zhvillimin e raporteve më të mira të mundshme”. Ai tha se nuk ka pasur takim të veçantë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. “E pashë atë në drekë, por sot nuk kemi pasur këtë lloj dialogu. Një pikë referimi e rëndësishme ishte për të gjithë ne dhe të ardhmen evropiane dhe një vlerësim se çfarë do të ndodhë”, tha Vuçiq. Ai e ka komentuar edhe letrën që i ka dërguar presidenti i SHBA-së Donald Trump. Vuçiq tha se duhet të vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje për Kosovën, “përndryshe, zgjidhjet e këqija do të na gjejnë dhe do të na kthejnë mbrapa”. Vuçiq tha se letra e Donald Trump në lidhje me Kosovën flet tre gjëra, dhe një prej tyre është se SHBA është e interesuar në zgjidhjen e problemit të Kosovës me kompromis. “Letra gjithashtu tregon se në të gjithë procesin, presidenti amerikan është përfshirë për herë të parë në mënyrë të hapur, që do të thotë se ‘makina’ e madhe do të mbështesë ardhjen e një zgjidhjeje të tillë”, u tha gazetarëve në Bruksel Vuçiq. Duke vënë në dukje se ai e kishte lexuar tekstin në letrën, Vuçiq tha se nuk ishte dakord me vlerësimin e Trump se negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ishin në fazën përfundimtare: “Fakti që Trump thotë se kemi hyrë në fazën përfundimtare, nuk mund të pajtohem plotësisht me këtë, nuk mendoj se jemi afër zgjidhjes,” tha Vuçiq dhe shtoi se letra e Trump tregon se sa e interesuar është SHBA për të ardhur deri te zgjidhja.

Advertisements