Breaking News

Shqipëria dëbon dy diplomatë iranianë

Ministria e jashtme e Shqipërisë pa dhënë asnjë arsyetim bindës, ka pretenduar se dy diplomatët iranianë kanë kryer aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Ministria e jashtme e Shqipëri njoftoi se vendimi është marrë pas koordinimeve me disa vende, mes tyre me regjimin sionist. Për momentin Shqipëria ka strehuar më shumë se 2 mijë pjesëtarë të grupit terrorist MEK. Regjimi sionist dhe Amerika, muajt e fundit kanë bërë përpjekje të shumta për të përhapur një luftë psikologjike kundër Iranit me qëllim që të prishin marrëdhëniet e Iranit me vendet evropiane sidomos pas zbatimit të fazës së dytë të sanksioneve amerikane. Ministria e jashtme e Iranit të tilla pretendime i ka cilësuar si vazhdim i komploteve të armiqve për të dëmtuar marrëdhëniet në rritje të Iranit dhe Evropës, sidomos në kushtet aktuale. Donald Trump më 8 maj njoftoi tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe kthimin e sanksioneve kundër Iranit. Raundi i parë i sanksioneve është zbatuar më 7 gusht ndërsa raundi i dytë më 5 nëntor.

Advertisements