Breaking News

BE kritikon shkatërrimin e shkollave palestineze nga regjimi sionist

BE me anë të një deklarate të publikuar dje ka shprehur shqetësimin mbi shkatërrimin e shkollave të palestinezëve nga ana e regjimit sionist.

Përfaqësia e BE në Izrael me anë të një deklarate ka kritikuar shkatërrimin e shkollave palestineze në jug të qytetit Khalil në BPLJ më datë 5 dhjetor dhe thotë se kjo është e pesta herë që regjimi sionist shkatërron shkolla dhe çerdhet e fëmijëve për konfiskimin e tyre. kohët e fundit regjimi sionist ka konfiskuar të paktën 50 shkolla dhe çerdhe të palestinezëve në rajonin BPLJ. Vendimet e regjimit sionist kanë shkaktuar dëme për shkollimin e 5 mijë fëmijëve palestinezë. Sipas një raporti të Organizatës Jo Qeveritare për mbrojtjen ndërkombëtare të fëmijëve palestinezë, thuhet se që nga fillimi i vitit 2018 e deri më tani 54 fëmijë palestinezë janë martirizuar dhe 900 të tjerë janë burgosur nga forcat e regjimit sionist.

Advertisements