Breaking News

Zarif: Perëndimi ka pranuar rrugëzgjidhjen politike të krizës në Siri

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në kuadër të takimit konsultativ trepalësh me homologët e tij nga Rusia dhe Turqia lidhur me krijimin e komitetit për kushtetutën bazë në Siri në një mesazh të tij ka thënë se perëndimi më në fund është detyruar të pranojë rrugëzgjidhjen politike të krizës në Siri.

Muhamed Xhavad Zari në mesazhin e tij në Twitter ka thënë: Perëndimi në vend që të japë urdhra dhe diktate, të ndihmojë në procesin politik të Sirisë. Takimi konsultativ trepalësh për krijimin e komitetit për kushtetutën bazë të Sirisë u mbajt nga Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë dhe Mevlut Cavushoglu ministër i jashtëm i Turqisë, ku i pranishëm ishte edhe Stefan De Mistura i dërguari special i OKB për çështjen e Sirisë. Takimi u mbajt në kohën kur një ditë më parë pas 7 vite nga pamundësia e terroristëve për të rrëzuar presidentin sirian Bashar Asad nga pushteti, përfaqësuesi special i Amerikës për çështjet e Sirisë ka thënë se Uashingtoni nuk dëshiron më rrëzimin e presidentit sirian. James Jeffrey, në një konferencë të tij për institutin Atlantik deklaroi se deri në atë kohë në Siri të mos bëhen ndryshime thelbësore, Amerika dhe aleatët e saj nuk do të japin ndihma financiare për rindërtimin e vendit. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.

Advertisements