Breaking News

Trump sulmon Twitter, Google dhe Facebook për paragjykime ‘qesharake’

Presidenti i SHBA Donald Trump të martën përsëri u mor me rrjetet sociale. “Facebook, Twitter dhe Google janë kaq të njëanshëm dhe kanw paragjykime qesharake! Twitter, në fakt, e ka bërë shumë më të vështirë për njerëzit që të bashkohen me @realDonaldTrump.

Ata kanë hequr shumë emra dhe ngadalësuan në masë të madhe nivelin dhe shpejtësinë e rritjes. Ata e kanë pranuar-se e kanw bërë kwtw!” shkroi Trump nw Twiter. Trump ka akuzuar në mënyrë të përsëritur kompanitë e mëdha të teknologjisë për “heshtjen e miliona njerëzve” në lidhje me moderimin e përmbajtjes së mediave sociale. “Mediat gjigante sociale  po heshtin miliona njerëz. Nuk mund ta bëjmë këtë edhe nëse kjo do të thotë që ne duhet të vazhdojmë të dëgjojmë lajme të rreme si CNN, vlerësimet e të cilave kanë vuajtur rëndë. Njerëzit duhet të kuptojnë se çfarë është e vërtetë, dhe çfarë nuk është, pa censurë! “Tha Trump në Twitter.

Advertisements