Breaking News

Ministri i jashtëm i Katarit: Arabia Saudite dhe EBA, faktor destabilizues të rajonit

Ministri i punëve të jashtme të Katarit deklaroi se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po mbështesin aktivitete të dyshimta në disa vende qëllimi i tyre është destabilizimi i rajonit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sheik Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani, ministri i jashtëm i Katarit, në një intervistë me kanalin televiziv CNBC, duke dënuar veprimet e Arabisë Saudite në vendosjen e bllokadës politike dhe ekonomike ndaj Katarit, në agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe arrestimin e Sa’d Hariri, kryeministrit të Libanit, deklaroi: “Riadi po ndjek politika vetëm për shtimin e tensioneve dhe destabilitetit në rajon”.

Ministri i jashtëm i Katarit gjithashtu ka dënuar edhe politikat e EBA në mbështetjen ndaj grusht shtetit ushtarak në Libi, në destabilizimin në Somali dhe në krijimin e përçarjeve politike në Jemen ndërsa shtoi: “Emiratet e Bashkuara Arabe në Jemen u kanë dhënë para terroristëve të Al Kaidas për t’i liruar vendin atyre dhe vet ato të shpallin fitore”.

Kjo është në kohën kur autoritetet amerikane po prezantojnë EBA si një aleat të Uashingtonit në luftën kundër terrorizmit dhe që po bashkëpunon me forcat amerikane për të luftuar kundër Al Kaidas.

Advertisements