Breaking News

Mbi 23000 terroristë janë vrarë në katër vitet e kaluara në Irak dhe Siri

Qendra katërpalëshe për shkëmbimin e informacioneve mes Iranit, Rusisë, Irakut dhe Sirisë ka bërë të ditur vrasjen e mbi 23000 terroristëve duke përfshirë edhe mbi 400 krerë dhe komandantë të terroristëve që nga themelimi i kësaj qendre në Siri dhe Irak.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Sa’ad Maz’har Al-Alak, kryetari i qendrës katërpalëshe për shkëmbimin e informacioneve, të dielën në Bagdad duke theksoi bashkëpunimin e dobishëm dhe të vazhdueshme mes vendeve anëtare të qendrës katërpalëshe, deklaroi: “Kjo qendër i ka shkaktuar dëme shumë të mëdha grupit terrorist ISIS në Irak dhe Siri”.

Sipas Sa’ad Maz’har Al-Alak, shkatërrimi i 200 qendrave komanduese dhe të kontrollit, shkatërrimi i 301 depove të armatimeve, shkatërrimi i 196 punishte të bombave, shkatërrimi i 170 vendstrehimeve dhe i qindrave automjeteve të ndryshme luftarake dhe armëve e dronëve të terroristëve; është bërë i mundur vetëm në bazë të informacioneve të kësaj qendre.

Advertisements