Breaking News

Plani mbi partiak i kongresit kundër sistemit bankar të Iranit

Një grup anti-iranian në Kongresin amerikan, synon të propozojë një plan që ka për qëllim shtimin e  presioneve ndaj Iranit duke ndërprerë dhe bllokuar aksesin e bankave iraniane në sistemin monetar ndërkombëtar.

Disa pjesëtarë të Kongresit amerikan me një veprim mbi partiak, synojnë projektimin e një plani në kuadër të sanksioneve dhe izolimit të bankave iraniane me pretekstin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. Ky plan anti-iranian është propozuar nga Ted Cruise anëtar i komitetit të forcave të armatosura në Senat dhe Mike Gallagher anëtar i komitetit të forcave të armatosura në Kongres. Me anë të këtij plani të gjitha bankat iraniane konsiderohet rrezik për pastrim parash dhe financimin e terrorizmit dhe duke u mbështetur në akuza të tilla të pabaza të gjitha bankat vendosen në listën e zezë të sanksioneve të Amerikës dhe ndërpritet lidhja e tyre direkte monetare me botën. Në këtë mënyrë perimetri i sanksioneve tejkalon atë të parashikuar nga qeveria e Donald Trump. Plani përfshin edhe sistemin e shkëmbimeve financiare të Iranit dhe BE për të ulur ndikimin e sanksioneve si dhe sulmon përpjekjet e Iranit për të ruajtur vlerën e rialit. Plani është hartuar me pretekstin se qeveria e Donald Trump për të bllokuar akseset monetare të Iranit nuk ka punuar ashtu siç duhet. Këta funksionarë amerikanë kanë kritikuar procesin e ngadaltë të rikthimit të sanksioneve me qëllim kënaqjen e partnerëve evropianë në uljen e shkëmbimeve ekonomike me Iranin. Criuse shpreson se plani do të miratohet në takimin e ardhshëm të Kongresit amerikan. Ai pretendoi se për të parandaluar pasojat e krijuara nga akordi i arritur mes Obamës dhe Iranit duhen ushtruar presione të cilat i ka nisur Donald Trump me tërheqjen nga marrëveshja bërthamore. Ndërprerja e aksesit monetar të Iranit me sistemin botëror, është domosdoshmëri që mund të realizohet me planin e propozuar, tha ai.

Advertisements