Breaking News

Strasburgu përsëri objekt i të shtënave me armë

Në Strasburg të Francës janë dëgjuar edhe një herë të shtëna me armë zjarri, gjë e cila ka ngritur policinë në gjendje gatishmërie.

Sipas mediave lokale, të shtënat janë dëgjuar gjatë operacionit për kapjen e Cherif Chekatt, përgjegjës për vrasjen e 3 personave dhe plagosjen e disa ditë të tjerë ditën e martë në Strasburg. Personi që vrau tre persona dhe plagosi 11 të tjerë në Strasburgun qendror mbrëmjen e së martës është ekzekutuar nga policia gjatë një shkëmbimi zjarri, teksa uniformat blu e kishin rrethuar për ta arrestuar. Viktima është 29-vjeçari Cherif Chekatt. Ai është i njohur për autoritetet si dikush që u radikalizua në burg. 29-vjeçari kishte një armë dhe një thikë, dhe ka shkuar në zonën ku ka kryer krimet me një taksi. Agresori i është mburrur shoferit, i cili pasi ka folur me policinë u ka thënë forcave të rendit se Chekatt kishte vrarë 10 vetë në të shkuarën dhe se ishte plagosur dikur në një shkëmbim zjarri me ushtarë. Katër persona të lidhur me të dyshuarin janë arrestuar gjatë natës së vrasjeve në Strasburg, shtoi Heitz. Burimet pranë hetimit të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, thanë se ishin nëna, babai dhe dy vëllezërit e të dyshuarit.

Advertisements