Breaking News

Shteti i Maqedonisë më shumë shpenzon për pensionistët se sa për fëmijët

Për çdo 10 denarë të shpenzuar për programe për fëmijë, 15 denarë u shpenzuan në programe për të moshuarit. Shpenzimet e shtetit për fëmijët tregojnë një trend të rënies në krahasim me trendin e rritjes ekonomike, në krahasim me shpenzimet për segmente të tjera të popullsisë, si të moshuarit. Këtë e tregojnë hulumtimet e bëra nga Financial Tink dhe UNICEF.

Janë analizuar tri fusha arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti. Në vitin 2018, investimi në shpenzimet kapitale dhe infrastrukturën arsimore për fëmijët është vetëm 3.8 për qind. Dhe në shëndetësi, studimi tregon se rritja e shpenzimeve nuk ndoqi ritmin e rritjes ekonomike. Gati dy të tretat e shpenzimeve për mbrojtjen sociale për fëmijët ishin të destinuara për përfitime sociale dhe të kujdesit për fëmijët. Përfaqësuesi i UNICEF-it për Maqedoninë, Benjamin Perks, tha se përqindja e vogël e produktit të brendshëm bruto të shpenzuar për programet e fëmijëve është shqetësuese. “Nuk është vetëm se si shpenzoni paratë tuaja, por sa shpenzoni me inteligjencë. Ne kemi nevojë për një politikë që do t’i nxjerrë fëmijët nga varfëria dhe do t’u lejojë atyre të lulëzojnë në shkolla, të bëhen të rritur që do të kontribuojnë në vend”, tha Perks./Telegrafi/

Advertisements