Breaking News

Irani mirëpret akordet paraprake në bisedimet e paqes për Jemenin

Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka mirëpritur akordin e arritur mbi qytetin port Hudejda dhe ka thënë se ku akord tregon se grupet jemenase kanë kuptuar me përpikmëri gjendjen e rënduar të banorëve në Jemen të cilat kanë nevojë tej mase për ndihma humanitare.

Zëdhënësi Kasemi shpresoi që porti Hudejda dhe pikat e tjera doganore si aeroporti i Sanas të hapen sa më shpejt që të mundësohet dërgimi i ndihmave në Jemen. Shpresojmë që akordet e arritura të zbatohen në afatin e caktuar dhe të krijohen kushtet për bisedime të tjera në të ardhmen e afërt. Irani duke përfituar nga eksperienca e tij e përgjegjshme në zgjidhjen e krizave të rajonit ka luajtur rol në bisedimet mes palëve jemenase në Suedi dhe thekson se për përfundimin e krizës në Jemen dhe ndërprerjes së gjakderdhjes në këtë vend, duhet të vazhdohet rruga e bashkëbisedimeve dhe negociatave mes palëve jemenase.

Advertisements