Breaking News

Armenia e gatshme për të vendosur marrëdhënie të mira me Turqinë pa parakushte

Nikol Pashinijan, Kryeministri i përkohshëm i Armenisë dhe fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme, deklaroi se “Jemi të gatshëm për të vendosur marrëdhënie të drejtpërdrejta me Turqinë pa parakushte. Shpresoj se edhe Turqia është e gatshme për këtë”.

Nikol Pashinijan, Kryeministri i përkohshëm i Armenisë dhe fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme, deklaroi se “Jemi të gatshëm për të vendosur marrëdhënie të drejtpërdrejta me Turqinë pa parakushte. Shpresoj se edhe Turqia është e gatshme për këtë”. Pashinijan, fituesi i zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura në fundjavë, u takua me gazetarë të huaj në ndërtesën e Kryeministrisë, ku iu përgjigj pyetjeve të tyre. Duke thënë se “Marrëdhëniet tona me Turqinë kanë të bëjnë me konfliktin e Karabakut Malor”, Pashinijan tha se perceptimi i marrëdhënieve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë po ndikon edhe në marrëdhëniet me Turqinë. “E kam thënë edhe shumë herë më parë. Jemi të gatshëm për të vendosur marrëdhënie të drejtpërdrejta me Turqinë pa parakushte. Shpresoj se edhe Turqia është e gatshme për këtë”, bëri të ditur Pashinijan. Duke iu referuar çështjes së Karabakut Malor nën pushtimin armen Pashinijan tha se ajo është përfshirë në agjendën ndërkombëtare dhe është ndër prioritetet. “Shpresojmë të gjejmë zgjidhje për këtë problem. Ne përkrahim fuqimisht një zgjidhje paqësore”, bëri të ditur ai. Pashinijan argumentoi se zgjidhja e problemit të Karabakut Malor nuk do të jetë i mundur pa njohjen e të drejtës për vetëqeverisje. Nikol Pashinijan, i cili fitoi 70.4 për qind të votave në zgjedhje me aleancën e tij, shpjegoi politikat e jashtme që do të ndjekin, ndërsa preku edhe në marrëdhënie tradicionalisht të mira me Rusinë. Ai bëri të ditur se me Bashkimi Evropian kanë një partneritet të mirë dhe se vendi i tij është anëtar i Këshillit të Evropës. Duke vënë në dukje se “nuk kanë asnjë ndikim”, Nikol Pashinijan tha se marrëdhëniet me NATO-n po vazhdojnë, por nuk synojnë të anëtarësohen në këtë aleancë. Në përgjigje të pyetjes se “A do të ndikohen marrëdhëniet me Iranin nga sanksionet amerikane?” ai tha se Irani është një fqinj i rëndësisë jetike për vendin e tij. Ai shtoi se prioritetet në periudhën e re do të jetë “revolucioni ekonomik” i vendit të tij. Armenia prishi marrëveshjen e paqes të nënshkruar me Turqinë në 2009-ën. Presidenti armen, Serzh Sargsyan konfirmoi gjatë një takimi me këshillin e sigurisë kombëtare se është anuluar protokolli armeno-turk”.Dy vendet kanë qenë në armiqësi prej periudhës së Luftës së Parë Botërore, si pasojë e vrasjeve masive të armenëve nga forcat otomane. Protokollet e kësaj marrëveshjeje nuk janë ratifikuar asnjëherë.

Advertisements