Breaking News

Kasemi: Konsultimet politike në Stokholm janë të natyrës jemenase-jemenase

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII, duke theksuar se konsultimet politike në Stokholm kishin natyrë jemenase-jemenase, shtoi se Republika Islamike e Iranit që nga fillimi i krizës në Jemen, ka ofruar një mbështetje të qartë dhe transparente për misionin e Kombeve të Bashkuara për të gjetur një zgjidhje politike.

Behram Kasemi në lidhje me akuzat e disa mediave të huaja se Republika Islamike e Iranit kishte ofruar një delegacion për të marrë pjesë në negociatat e Jemenit në Stokholm, tha se “diskutimet e Stokholmit kanë një natyrë jemenase-jemenase dhe Republika Islamike e Iranit ka theksuar mbi mosndërhyrjet e jashtme në lidhje me këtë çështje”.  Ai shtoi: “Për më tepër, Republika Islamike e Iranit vazhdimisht ka shprehur mbështetjen e saj të qartë dhe të plotë për misionin e Kombeve të Bashkuara në drejtim të ndjekjes së një zgjidhjeje të përshtatshme politike si zgjidhja e vetme për krizën”. Kasemi shtoi: “Republika Islamike e Iranit shpreson që palët në Jemen do të miratojnë një qasje të pavarur dhe paqësore brenda kuadrit të dialogut kombëtar për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullit jemenas”.

Advertisements