Breaking News

Zangane: Me gjithë presionet e Amerikës kuota e prodhimit të naftës u ul

Organizata e vendeve prodhuese të naftës OPEC me gjithë presionet e Amerikës dhe me gjithë disa çështjeve në prapaskenë, ka ulur nivelin e saj të prodhimit.

Bizhan Namdar Zangane, ministër i naftës i Republikës Islamike të Iranit ka thënë pas bisedimeve të vështira dhe voluminoze me ministrat e naftës dhe të energjisë së vendeve anëtare të OPEC- kuota e prodhimit të Iranit ka qëndruar e pa prekur. Në Vjenë është diskutuar prej mëse 10 orë për të ruajtur kuotën e prodhimit të naftës së Iranit. Muajt e ardhshëm pritet të stabilizohet kuota e prodhimit të OPEC-ut dhe teprica e prodhuar për tu përballur me Iranin në treg, pritet të mblidhet. Ulja e kuotës së prodhimit të OPEC-ut duhet ruajtur derisa të balancohet kërkesa me prodhimin, tha në fjalën e tij ministri Zangane. Ministri iranian i naftës tha se Rusia luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e naftës nga vendet jo anëtare të OPEC-ut dhe pas takimi ajo ka rënë dakord për uljen e prodhimit me 230 mijë fuçi në ditë. Ministrat e energjisë dhe të naftës së vendeve anëtare të OPEC-ut u mblodhën në Vjenë për të diskutuar mbi heqjen e tepricave të prodhimit dhe stabilizimin e çmimit. Anëtarët e OPEC-ut ranë dakord për uljen e prodhimit me 800 mijë fuçi në ditë dhe nga ky vendim janë përjashtuar Irani, Venezuela dhe Libia.

Advertisements