Breaking News

Presidenti i Republikës së Shqipërisë mesazh studentëve

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në facebook shprehu mirënjohje të gjithë studentëve, të cilët 28 vite më parë vërshuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës, me thirrjen  “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa

Po kështu inkurajon dhe mbështet studentët e sotëm   të cilët me shpirtin e tyre të lirë, energjinë, guximin e kurajën e pashembullt të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt të tyre në Shqipëri. “Jehona e thirrjeve “Liri-Demokraci” dhe e “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” të 8 dhjetorit 1990 është ende një aspiratë, jo plotësisht e realizuar.” Shkruan Presidenti Meta. Në ditën e katërt të protestës, studentët e universiteteve të rretheve iu bashkuan tubimit masiv para Ministrisë së Arsimit! Studentët e Universitetit Aleksandër Xhuvani qëndruan pak në Elbasan. Fillimisht u grumbulluan para Korpusit, bënë një marshim në qytet dhe nga konviktet u nisën drejt Kryeqytetit.  Studentët e Durrësit ndërkohë, u bashkuan direkt me protestën në Tiranë! Për studentët e Shkodrës ishte dita e dytë e protestës, dhe në mbështetje të hapur kishin vetëm një pedagog. Arben Prendi hodhi akuza ndaj ministrisë për mesataren në universitet dhe apeloi që pa një marrëveshje të shkruar, të rinjtë të mos ndalin protestën. Arben Prendi: Vazhdoni protestën tuaj deri në plotësimin e kërkesave, të cilat duhet të finalizohen me marrëveshje. Studentë dhe pedagogë të Universitetit Ismail Qemali në Vlorë denoncuan në media, presione nga ana e rektoratit kundër protestës. Por i kontaktuar nga Ora Neës, rektori Roland Zisi hodhi poshtë raportimet se kishte kontrolluar auditorët dhe kishte paralajmëruar masa për ata që kishin dalë në protestë. E fuqishme protesta ishte edhe në Korçë. Studentët u grumbuan para Universitetit e më pas marshuan në qytet. Studentët kanë paralajmëruar se edhe dita e Rinisë, 8 dhjetori do t’i gjejë në protestë të vendosur për ti shkuar deri në fund asaj që tashmë kanë nisur!

Advertisements