Breaking News

Annegret Kramp-Karrenbauer zgjidhet pasardhëse e Angela Merkel

Anegret Kramp-Karenbauer është zgjedhur si udhëheqësja e re e Partisë Kristian-Demokrate në Gjermani.

Ajo do të jetë pasardhësja e deri më tani shefes së kësaj partie, Angela Merkel. Merkel ka qenë në krye të CDU-së dhe kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005, dhe në tetor deklaroi se do të heqë dorë nga pozita e lidershipit të partisë dhe se nuk planifikon të kandidojë për kancelarë.  Ndryshe, delegatët e partisë kristiandemokrate CDU janë mbledhur në Hamburg për të zgjedhur pasardhësin e kryetares së partisë, Angela Merkel, e cila do të vazhdojë të mbetet kancelare. Kryetarja e deritanishme e partisë kristiandemokrate CDU Angela Merkel, u largua nga ky post, pas 18 vitesh, me një fjalim, i cili u përcoll me brohoritje dhe duartrokitje frenetike. “Ka qenë një nder i madh, një kënaqësi e madhe”. Me këto fjalë Merkel përfundoi fjalimin 35 minutësh, për herë të fundit si kryetare e CDU-së. Merkel bëri një rishikim të kohës në krye të partisë, duke theksuar sukseset por edhe dështimet në faza të ndryshme. Kancelarja tha se tani ka ardhur koha “për një kapitull të ri”, dhe ftoi partinë e saj që të mbetet e bashkuar. Mediat gjithashtu raportojnë se Kramp-Karrebauer, e njohur si AKK, mundi rivalin e saj kryesor, avokatin Friedrich Merz, një kritik të vendosur të Merkelit, fitorja e të cilit të do përfaqësonte një ndërprerje vendimtare nga trashëgimia dhe politikat e kancelares aktuale. AKK, një ndjekëse besnike e kancelares aktuale, pritet të përballet me një betejë të madhe si udhëheqëse e CDU. Partia, kohët e fundit, ka përjetuar një rënie të konsiderueshme të mbështetjes, duke tërhequr afro 30% të votimeve, krahasuar me 40% që kishte në kulmin e Merkel.

Advertisements