Breaking News

Haradinaj kundërshton qëndrimin e NATO-s për formimin e ushtrisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar para ministrave të tij se çfarë ka biseduar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas deklarimeve të këtij të fundit se nuk është koha e duhur për formimin e ushtrisë dhe se kjo do të ketë pasoja serioze.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj tha se Kosova nuk thyen asnjë marrëveshje me NATO-n duke themeluar ushtrinë e saj, pasi Kosova nuk është anëtar i Aleancës Veri-Atlantike. “Sekretari Stoltenberg më tha se: ‘nëse ju e ndërroni mandatin e FSK-së, është se ne duhet të shqyrtojmë raportin me FSK-n’, e nuk ka thënë as që është arsyeja se pse duhet ndoshta të shqyrtojnë raportin me FSK-në, pasi disa nga vendet anëtare nuk e kanë parë si moment të duhur shndërrimin e mandatit të FSK-s tani. Nuk e thyen Kosova asnjë marrëveshje me NATO-n. Ne nuk po e thyejmë asnjë kusht me NATO-n. Nuk jemi të anëtarësuar në NATO. Edhe me kushtin që kurrkush kurrë nuk e pranon këtë, Kosova e merr vendimin e vet”, tha ai. Ndërkohë që ende nuk dihet se kur do të vazhdojë dialogu me Serbinë, pas taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, kryeministri Haradinaj shprehu besimin se Kuvendi i Kosovës së shpejti do të votojë delegacionin për bisedime në Bruksel.

Advertisements