Breaking News

Programi raketor i Iranit në përputhje me rezolutat e KS të OKB

Ish ambasadori i Anglisë në OKB ka thënë se përkundër pretendimeve të Uashingtonit rreth programit mbrojtës të Iranit, ky program është në përputhje me rezolutat e KS të OKB.

Peter Jenkins, ish ambasador i Britanisë së Madhe në OKB, në një intervistë për agjencinë INRA të lajmeve ka thënë se pretendimet e Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit lidhur me programin raketor të Iranit, janë të papranueshme. Ai në vazhdimi shtoi se Amerika nuk ka asnjë arsye apo fakt që të vërtetojë se raketat e Iranin mund të mbartin koka bërthamore, ndërkohë që testimet raketore të Iranit nuk përbëjnë kërcënim. Muhamed Xhavad Zarif, ka thënë se programi raketor i Iranit nuk është i ndaluar ndërkohë që deklaratat e amerikanëve lidhur me rezolutën 2231 të KS të OKB janë në kontradiktë. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, të mërkurën në një prononcim për gazetarët, tha: “Shtetet të cilat japin deklarata në lidhje me kapacitetin mbrojtës të Iranit, janë po ato shtete që me miliarda dollarë kanë derdhur armatime në rajonin Azisë Perëndimore dhe janë kanë prishur sigurinë e këtij rajoni”. Zarif duke thënë se politika mbrojtëse e Iranit është vetëm parandaluese, shtoi: “Asnjë shtet nuk mund të kërkojë nga një vend i pavarur dhe i madh siç është Irani që të mos ketë në dispozicion mjetet mbrojtëse të veta”. Ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu duke folur për lëvizjet e fundit të Amerikës në lidhje me programin raketor të Iranit, tha: “Amerikanët shumë herë kanë pohuar se marrëveshja bërthamore dhe rezoluta 2231 e KS të OKB nuk ndalon programin raketor të Iranit”.

Advertisements